SEJJID KUTUB

 

GĖZIMET E SHPIRTIT

 

HYRJE

 

Origjina e kėsaj broshure ėshtė njė letėr qė ia dėrgoi Sejjid Kutubi rahimehull-llah motrės sė tij Emine Kutub. Kėtė letėr pėr herė tė parė e publikoi revista "El-Fikr" nga Tunisi nė numrin e saj tė gjashtė, tė vitin tė katėrt, nė mars tė vitit 1959 me titull: "Shkėlqime nga larg".

 

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

 

Motra ime e dashur, kėto janė disa meditime qė ty t'i dhurojė.

Mendimi pėr vdekjen ende tė pėrfytyrohet. Atė e pėrkujton nė ēdo vend, pas ēdo sendi. Atė e llogaritė fuqi zullumqare e cila i ka vėnė hije jetės dhe tė gjallėve kurse jeta krahas asaj pulson e imtė, e dorėzuar dhe e pamundshme.

Unė po shikojė nė tė dhe e shoh se pikėrisht vdekja ėshtė e imtė dhe e vetmuar krahas fuqive tė jetės qė lulėzon, rritet dhe zhvillohet, ajo edhe tani nuk mund tė bėjė gjė pėrpos qė t’i grabis trohat e rėna nga sofra e jetės qė tė ushqehet!

Shtrirja e kohės sė begatshme ėshtė ajo qė sillet rreth meje: ēdo gjė ėshtė nė zhvillim, grufėllim dhe lulėzim. Nėnat mbesin shtatėzėna dhe lindin, qofshin njerėz apo kafshė. Shpezėt, peshqit dhe insektet lėshojnė vezė tė cilat hapen pėr tė dalė tė gjallėt dhe jeta. Toka i nxjerr bimėt e ēelura, lule e fryte. Qielli lėshon shiun, detėrat ngrisin valėt. Ēdo gjė nė kėtė tokė zhvillohet dhe shtohet.

Kohė pas kohe vdekja vjen, kafshon njė kafshatė dhe shkon ose, ngulė kėmbė derisa t’i grabisė disa troha tė rėna nga sofra e jetės qė tė ushqehet! Kurse jeta vazhdon rrugėn e saj, e gjallė, shpėrthyese dhe e shpejtė sa qė thuajse nuk e ndjen vdekjen ose nuk e sheh.

Pėr njė ēast ajo do tė klithė nga dhimbja, atėherė kur vdekja do ta kafshojė nė trup, megjithatė, plaga shpejt shėrohet kurse britma e dhimbjes shpejt shndėrrohet nė qetėsi. Pastaj njerėzit, kafshėt shpendėt, peshqit, krimbat, insektet, bimėt dhe drunjtė fillojnė ta mbulojnė faqen e dheut me jetė dhe gjallėri!  Vdekja diku ngul kėmbė, merrė njė kafshatė dhe vazhdon ose merr nga trohat e rėna nga sofra e jetės qė tė ushqehet!!

Dielli lind, po ai diell perėndon. Toka rreth tij sillet. Jeta grufėllon kėtu e atje. Ēdo gjė ėshtė nė zhvillim. Zhvillim nė numėr dhe lloj, zhvillim nė sasi dhe formė. Sikur vdekja tė bėnte gjė do ta ndalte shtrirjen e jetės! Mirėpo ajo ėshtė fuqi e imtė dhe e vetmuar krahas fuqive tė jetės qė lulėzon, rritet dhe zhvillohet.

Prej fuqisė sė All-llahut tė gjallė buron jeta dhe shtrihet!!

***

Kur ne jetojmė vetėm pėr vete dhe kaq, na duket jeta e shkurtėr dhe e imtė. Fillon prej atėherė kur filluam tė vetėdijėsohemi dhe mbaron me mbarimin e jetės sonė tė kufizuar!

Por kur jetojmė pėr tjetėr kė, do me thėnė kur ne jetojmė pėr njė ide, jeta duket e gjatė dhe e thellė. Fillon prej kur ka filluar njerėzimi dhe vazhdon pas ndarjes sonė nga faqja e dheut!

Ne kėshtu e pėrfitojmė disa fishė jetėn tonė individuale. E pėrfitojmė realisht e jo nė iluzion. Pėrfytyrimi i jetės nė kėtė mėnyrė i shumėfishon ndjenjat tona pėr ditėt, orėt dhe ēastet tona. Jeta nuk matet me kalimin e viteve, por me kalendarin e ndjenjave. Atė qė “pozitivistėt” me kėtė rast e quajnė “iluzion” nė fakt ajo ėshtė realitet dhe mė e saktė se ēdo realitet i tyre, sepse jeta nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos ndjenjės sė njeriut ndaj jetės. Zhvishe cilindo njeri nga ndjenjat e ke zhveshur nga jeta nė kuptim tė vėrtetė. Kurdo qė njeriu tė ndiej njė ndjenjė tė dyfishuar pėr jetėn ai vėrtetė e ka jetuar njė jetė tė dyfishuar.

Mė duket se ēėshtja ėshtė aq e vėrtetė dhe aksiomatike sa qė nuk ka nevojė pėr diskutim mė tė gjatė.

Ne jetojmė pėr vete jetė tė shumėfishuar atėherė kur jetojmė pėr tė tjerėt dhe aq sa i zhvillojmė ndjenjat tona pėr tė tjerėt aq do ta zhvillojmė ndjenjėn tonė pėr jetėn tonė dhe mė nė fund do ta zhvillojmė kėtė jetė nė vet qenien e saj!

*** (VIJON)