SABRI (DURIMI)
Durimi si veti e mirė
njerzore, lehtėson vėshtėrsitė e jetės. Nė terminologjinė e gjuhės arabe,
durimin e gjejmė si Sabr, e formuar nga Sa-Be-Re, ēka don tė thotė me u
ndaluar, me u frenua, me u pengua, mos me u brengosė, me u pėrmbajtė, etj.
Por nė terminologjinė e fjalorit Islam, ka kuptimin e pėrmbajtjes sė njeriut
nga epshet e veta, duke praktikuar urdhėrat e Allahut xh sh.
Te
njeriu icili mundohet t'u largohet mėkateve dhe i lufton ato, ėshtė prezent
sabri. Nė kėt rast, sabri ėshtė kėnaqėsi e njeriut nė kaderin e Allahut
xh sh (me caktimin e Tij) dhe si i tillė njeriu ėshtė i kėnaqur ēdo herė
me atė qė vjen nga Allahu xh sh. Prandaj, pėr muslimanin sabri ėshtė i
nevojshėm, sepse vetėm prezenca e tij e bėn qė tė ndalohet nga veprimet e
shėmtuara tė ndaluara nga Allahu xh sh.
Njeriu
nė prezencėn e tė cilit ėshtė sabri, ėshtė i mirpritur prej ēdo gjėje tė
caktuar nga Allahu xh sh. Sabri ėshtė prej moraleve mė tė larta tė fesė
Islame, prandaj nė Kur'an e takojmė mė shum se 90 vende. Kėshtu, pėr tė
parėn herė, kėt fjalė e takojmė nė kaptinėn e dytė tė Kur'anit (El
Bekare) nė versetin 45: "Kėrkoni
ndihmė me durim dhe me namaz, vėrtetė ajo ėshtė e madhe pėr ju edhe pėr
ato qė kan frikė". Por, kur bie fjala e fundit e Kur'anit qė pėrmendet
kjo fjalė, e takojmė nė kaptinėn El Asr: "Pasha
kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė. Me pėrjashtim
tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėritjetrin
t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri tjetrin tė jenė tė
durueshėm".
Kėto ajete, na hedhin dritė
nė shqyrtimin e kėtyre fjalėve. Pėrdorimi i fjalės sabėr nė rastin e parė,
kur na drejtohet qė tė kėrkojmė ndihmė me durim (sabėr), na jep tė
kuptojmė se durimi ėshtė njėra nga shkaqet mė tė mėdha qė tė fitohet
ndihma e Allahut xh sh, e krahas kėsaj edhe tė gjitha tė mirat tjera. Pra,
duke qenė durimi prezent nė njeriun, realizohen tė gjitha qėllimet tjera.
Me kėt rast do tė ndalemi
pakėz nė versetin 61 tė kaptinės Bakare: "Madje kur ju thatė: "O
Musa, ne nuk mund tė durojmė vetėm njė ushqim..." Kėshtu edhe
pėrdorimi i fjalės sabėr nė versetin 153 ėshtė bėrė pėr tė kėrkuar ndihmė me durim: "O ju qė keni besuar kėrkoni
ndihmė me durim e namazė, se vėrtetė Allahu ėshtė me durimtarėt".
Eshtė ky verset qė tregon vlerėn e durimtarėve: "O ju qė keni besuar"
pra besimtarėt dhe pėrfundon "Allahu ėshtė me durimtarėt".
Vet fakti kur'anor tregon se njeriu nuk mund tė jetojė pa tė si besimtarė. Nė
fund, fjala durim (sabėr) ėshtė pėrdorė pėr tė treguar shprehinė e tyre
qė janė tė shpėtuar, sepse ata e kėshillojnė njėri tjetrin pėr durim. Pa
durim nuk ka ndihmė, e pa ndihmė nuk ka fitim.
Mendojmė,
se kėto ajetet tė sipėrpėrmendura, mjaftojnė pėr tė ardhė deri te njė pėrfundim
mbi rėndėsinė e durimit dhe ku gjendet ai nė jetėn e muslimanit.
Durimi mund tė spjegohet apo
kuptohet nė dy mėnyra. Nė rastin e parė kemi durimin mbi tė kėqiat e kėsaj
bote. Nuk ka dyshim se jeta e kėsaj bote ėshtė e mbushur me provime tė
ndyshme. Njeriu pėrjeton lloj lloj tė kqijash qė tė tilla duken nė syrin e
njeriut, por vetėm Allahu i din hikmetet dhe tė fshehtat e tyre. Kėto
sprovime i pėrjeton ēdo njeri qoftė besimtarė ose jobesimtarė, i mirė apo
i keq, fukuara apo pasanik, sepse natyra e jetės ėshtė e tillė. Por
besimtari kėto fatkeqėsi i pret me kėnaqėsi dhe bidje nė shpirtė se janė
nga All-llahu xh sh. Shikuar nė njė aspekt, shohim se fatkeqėsia ėshtė e pėrgjithshme.
Zemrėn e kaplon frika, stomakun untėsia, trupin, sėmundja, etj por kėto nuk
janė tė mėdhaja, ngase me durim dhe me shpresė nė Allahun, pėrballohen. Nė
kėto llojė durimesh kemi mėsimet e tė dėrguarve tė Allahut, si pėrshembull
Ejubin a,s qė bėri durim nė sėmundjen e trupit dhe humbjen e familjes. Apo
durimin e Jakubit pėr humbjen e djalit mė tė dashur Jusufit as, etj.
Nė rastin e dytė na
paraqitet durimi ndaj kėnaqėsive tė ndryshme dhe epsheve. "Epshi
ėshtė shum nxitės pėr tė keqen, pėrveē atė qė e ka mėshiruar Allahu"
(Jusuf 57). Veprimin e urdhėruar nga nefsi e zbukuron djalli, pėr tė larguar
njerzit nga rruga e drejtė, ecila ėshtė rrugė natyrore pėr shpėtimin e
njerzisė, pėr tė jetuar njė jetė tė harmonishme nė dynja, e pėr tė
fituar shpėtimin e Ahiretit. Sprovimi i Allahut bėhet "nė vėshtėrsi e
kėnaqėsi" (El Enbija 35). "Njerėzve u ėshtė
zbukurauar dashuria ndaj tė kėndshmeve nga grave, ndaj djemve, ndaj pasurisė
sė grumbullua nga ari e ergjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e buqėsisė.
Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek Allahu ėshtė e ardhmja mė e
mirė" (Ali Imran 14). Gjithmonė kemi para syshė se durimi ndaj kėnaqėsive
tė dynjasė ėshtė mė e vėshtirė sesa durimi ndaj vėshtėrsive tė jetės.
Sikur tregohet se kur u ēelėn dyert e pasurisė sė dynjasė pėr
Muhamedin s.a.v.s, thanė
disa prej tyre: "Na u sprovuam me vėshtėrsi dhe duruam u sprovuam me bollėk
por nuk mund tė duruan.
Thanė
disa dijetarė: Mbi tė kėqiat durojnė besimtarėt, por mbi tė mirat e dynjasė
durojnė vetėm (sidikinėt) vėrtetuesit".