VLERA E HIXHRETIT
Kaluan 1420 vjet prej kur Pejgamberi Muhammed alejhisselam sė bashku me besimtarėt u shpėrngul prej Mekkes nė Medine. Menjėherė pas kalimit tė tij nė Medine ai themeloi shtetin islam, gjė pėr tė cilėn mund tė themi se ishte edhe si shkak kryesor pėr t'u marrė si datė fillestare pėr kalendarin islam.
Ėshtė interesant se shokėt e Pejgamberit alejhisselam nuk e morrėn si datė historike pėr fillimin e kalendarit musliman as lindjen e Pejgamberit, as ditėn kur i erdhi shpallja por e zgjodhėn ditėn e shpėrnguljes ngase njėkohėsisht ajo ishte dita e fillimit tė themelimit tė shtetit musliman. Nga kjo mund edhe ta kuptojmė rėndėsinė e formimit tė shtetit nė aspektin islam.
Tė nderuar lexues besimtarė,
Pas shpalljes sė Muhammedit alejhisselam dhe pas pranimit tė Islamit nga njė grup besimtarėsh mekkas, kjo kthesė historike u pritė me ashpėrsi tė paparė nga paria e Mekkės me ē' rast u ushtrua dhunė e madhe ndaj muslimanėve. Nė mesin e atyre torturave mund t'i pėrmendim disa:
Shtrirja e Bilalit nė rėrėn e nxehtė shkretirore duke vurė mbi barkun e tij njė gurė tė madh vetėm e vetėm qė ta braktis besimin islam. Ata pėrpiqeshin qė ta mohojė Zotin Njė por ai pandėrprerė thoshte: Njė ėshtė, Njė.
Pastaj masakra mbi familjen e Jasirit me ē'rast u morrėn nga paria e Mekkes dy prindėrit e tij, duke i mbytur mizorisht , njėrit duke ia ēarė gjoksin me shtizė kurse tjetrin e morrėn dhe e lidhėn mes dy kuajve duke iu kėrcėnuar se nėse nuk e lenė kėtė fe tė re do tė dahet mė dysh. Megjithatė ai pranoi ndarjen e trupit tė tij dhe dėshmorėsinė pėr hirė tė All-llahut. Kėshtu Sumejje nėna e Jasirit u bė dėshmorja e parė prej grave nė Islam.
Rastet janė tė shumta por mendojė se kėto dy qė i prezentuam janė tė mjaftueshme sa pėr ta pasqyruar dhunėn nė atė periudhė.
Kur e lexojmė jetėshkrimin e Pejgamberit alejhisselam dhe mundimet tė cilat i kanė pėrjetuar besimtarėt nė krye me Muhammedin alejhisselam takohemi me realitetin e sotėm tė cilin ėshtė duke e pėrjetuar populli ynė shqiptarė kosovarė tė cilėt po dėbohen nė mėnyrėn mė mizore nga vendlindja e tyre, pleq, gra e fėmijė, duke i ndarė prej baballarėve tė tyre pėr tė cilėt nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre pos pėr masakrime dhe vrasje masive sistematike. Po hymė nė vitin 1420 duke dėshmuar tragjedinė mė tė madhe e cila po ushtrohet mbi popullin tonė. Por meqė All-llahu na lajmėron nė Kur'anin famėlartė se "pas ēdo mundimi vjen lehtėsimi dhe ēlirimi'' (Inshirah,6) lusim All-llahun qė sa mė shpejt ta fitojmė lirinė dhe pavarėsinė kurse popullata tė kthehet nė shtėpit e veta duke e gėzuar lirinė e plotė.
Me gėzime u pėrcjelltė ky vit i ri.